Flash

Pas marrjes së vulës/ Berisha kërkon interpelancë në Kuvend me kryeministrin Edi Rama

Lapsi.al 11 June 2024
Pas marrjes së vulës/ Berisha kërkon interpelancë në

Burime pranë Parlamentit bëjnë me dije se Sali Berisha ka paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, për tenderat e përfituar nga familjarët e tij dhe për tenderat sekret. Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, por nuk është përfshirë në rend dite nga Kryetarja e Kuvendit.

Sipas rregullores deputeti kërkues, në këtë rast Sali Berisha, ka te drejtën e paraqitjes se interpelancës, duke e lexuar nga salla e Kuvendit të Shqipërisë.

A do të thotë kjo se Sali Berisha mund të dalë nga shtëpia e tij dhe të vij në Kuvendin e Shqipërisë ne seancën plenare që do të zhvillohet këtë të mërkurë?

Kjo mbetet për tu parë nesër. Nga ana tjetër është artikuluar se Sali Berishës i përfundon mandati në 21 qershor, pasi ka 6 muaj pa qënë në Kuvendin e Shqipërisë. Por kjo mbetet për t’u parë sesi do të interpretohet mungesa e tij, nëse do të konsiderohet me apo pa arsye.

Të këshilluara

Rama: Kongresi i PS në 20 korrik

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste ka nisur punimet e Asamblesë së saj Kombëtare. I pari që mori fjalën ishte kryeministri Edi Rama, njëherazi edh...

17:42

Basha: Beteja vazhdon

Lulzim Basha, i cili ka thirrur një mbledhje të strukturave të grupimit që drejton, ndërsa Gjykata e Apelit, i hoqi të drejtën e vulës dhe logos së PD-së, tha s...

17:24

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI