Flash

Mori vulën e PD-së, reagon për herë të parë Sali Berisha

Lapsi.al 11 June 2024
Mori vulën e PD-së, reagon për herë të parë Sali

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri reagimin e parë publik pasi Gjykata e Apelit i kaloi vulën e PD.

Përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve, Berisha shkruan se kjo e sotmja është një fitore e demokracisë.

Sipas tij, sot është një ditë e keqe për kryeministrin Edi Rama.

Mesazhi i plotë:

Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH!

Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizante dhe simpatizantë të PD.

Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit!

Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët!

Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken!

Qëndruan për Flamur!

Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet.

Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre!

Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar!

Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona.

Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama.

Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë!

O sot o kurrë!

Të këshilluara

Mbetet përjetë në burg Dritan Dajti

Dritan Dajti dënohet me burgim përjetë. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit të marrë në 8 shkurt 2019, i cili u dënuar me 25 vite dhe ka lë...

13:36

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI