Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kuvendi "kyç" dyert, deputetët ikin në Gjermani për Kombëtaren

Lapsi.al 11 June 2024
Kuvendi "kyç" dyert, deputetët ikin në Gjermani

Pak ditë përpara ndeshjes së parë të kombëtares shqiptare përballë Italisë në Euro2024, më shumë se tifozët shqiptarë, ata që do e shijojnë më shumë duket se janë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Një pjesë e mirë e tyre do të udhëtojnë që të enjten drejt Gjermanisë dhe për këtë arsye Kuvendi ka menduar t’u bëjë atyre një dhuratë: seanca e parashikuar pikërisht për të enjten është shtyrë për të mërkurën (nesër), ndërkohë që ata që do të qëndrojnë më gjatë për të parë edhe përballjen e dytë me Kroacinë, kanë mësuar se edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare.

Disa deputetë i thanë Top Channel se një pjesë e mirë e tyre do të udhëtojnë më makina për në Gjermani, për të pasur më shumë mundësi të lëvizin nga data 15 pas ndeshjes në Dortmund, deri në 19 qershor kur do të zhvillohet përballja me Kroacinë në Hamburg.

E për këtë arsye, duke qenë se rruga me makinë zgjat rreh 24 orë, me ndonjë ndalesë gjatë natës, Kuvendi e ka afruar seancën për të mërkurën, me qëllim që të shtunën, të gjithë deputetët që kanë blerë bileta të jenë në stadium.

Në këtë mënyrë këto 10 ditë turizëm në Gjermani mund të konsiderohen si një pushim i vogël për deputetët përpara se të rikthehen në fund të qershorit, të punojnë deri në fund të korrikut e më pas të marrin pushimet e verës deri në fillim të gushtit./TCh

Të këshilluara

Rama: Kongresi i PS në 20 korrik

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste ka nisur punimet e Asamblesë së saj Kombëtare. I pari që mori fjalën ishte kryeministri Edi Rama, njëherazi edh...

17:42

Basha: Beteja vazhdon

Lulzim Basha, i cili ka thirrur një mbledhje të strukturave të grupimit që drejton, ndërsa Gjykata e Apelit, i hoqi të drejtën e vulës dhe logos së PD-së, tha s...

17:24

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI