Flash

Basha: Beteja vazhdon

Lapsi.al 11 June 2024
Basha: Beteja vazhdon

Lulzim Basha, i cili ka thirrur një mbledhje të strukturave të grupimit që drejton, ndërsa Gjykata e Apelit, i hoqi të drejtën e vulës dhe logos së PD-së, tha se nuk ka ndërmend të komentojë vendimet e Gjykatave, duke e cilësuar këtë si një standard.

Ai tha se betejën nuk e kemi as për vulë, as për logo dhe as për karrige. Basha u shpreh se Shqipëria meriton më shumë dhe do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Ai u shpreh se do të vazhdojë betejën.

Basha tha se gjithçka do të diskutohet me strukturat, ndërsa theksoi se përkushtimi i tij është për një Shqipëri që meriton më shumë.

“E thashë më parë, nuk komentoj vendimin e gjykatës, kemi vendosur një standard të tillë.

Hapat do ti diskutojmë me kolegët. Do të jem në përputhje me angazhimin për ata qindra demokratë dhe synimi është largimi i qeverisë.

Nuk e kam ndjerë veten ndryshe prej titujve dhe ofiqeve. Kam qenë Lulzim Basha para se të hyja në politikë , jam Lulzim Basha sot dhe do të jem Lulzim Basha.

Përkushtimi im është për një Shqipëri që meriton më shumë”, tha Basha. Ai paralajmëroi se beteja ligjore do të vazhdojë në emër të asaj që e konsideroi si qindra mijëra shpirtra që besojnë në atë se çfarë përfaqëson PD.

Të këshilluara

Mbetet përjetë në burg Dritan Dajti

Dritan Dajti dënohet me burgim përjetë. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit të marrë në 8 shkurt 2019, i cili u dënuar me 25 vite dhe ka lë...

13:36

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI