Flash

Zëri i Amerikës: Ç'ndodh tani me Fredi Belerin

Lapsi.al 10 June 2024
Zëri i Amerikës: Ç'ndodh tani me Fredi Belerin

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek. Kjo është hera e dytë që Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti.

Beleri ndodhet në burg në Shqipëri, pasi u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, nën dyshimet për blerje votash.

Ai ishte kandidati i opozitës në Himarë, dhe doli fitues me një diferencë të ngushtë votash. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar atë me dy vjet heqje lirie.

Beleri, i cili ka hedhur poshtë akuzat, e ankimoi vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Procesi ndaj tij, është shtyrë dy herë për shkak të mungesës së avokatëve të tij, një lëvizje e cila duket se kërkonte të shmangte një vendim të formës së prerë, para zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Në një reagim pas rezultatit , Fredi Beleri tha përmes një mesazhi nga burgu i Fierit se ”lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes europiane”.

Legjislacioni shqiptar parashikon se një kryetar bashkie nuk mund të mbajë funksione të tjera dhe nëse Fredi Beleri shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme e Apelit ai duhet të zgjedhë mes postit të eurodeputetit apo kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Por nëse dhe Apeli do të konfirmojë dënimin e tij, atëherë ai praktikisht humbet mundësinë për të drejtuar Bashkinë e Himarës, ku do të duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Kostituimi i Belerit si eurodeputet do t’i nënshtrohet rregullave të Bashkimit Europian. Sipas rregullores së Parlamentit Europian përpara se të mblidhet seanca e parë e Parlamentit kryhet verifikimi i eurodeputetëve të rinj.

Rregullorja e Parlamentit Europian, përcakton se pasi rezultatet e zgjedhjeve të jenë zyrtare, shtetet anëtare komunikojnë emrat e atyre që kanë fituar një vend në Parlamentin Evropian dhe Presidenti, nga ana tjetër, u kërkon autoriteteve përgjegjëse të vendeve anëtare të marrin masat e nevojshme për të shmangur çështjet që lidhen me papajtueshmërinë e marrjes së detyrës.

Beleri bën dallim nga eurodeputetët e tjerë pasi është zgjedhur në Greqi, një vend i Bashkimit Europian dhe vuan dënimin me burg në Shqipëri, një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.

Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Europian kontrollon kredencialet e reja të deputetëve të Parlamentit Evropian duke marrë vendime bazuar në informacionin që ofrojnë shtetet anëtare. /VOA/

Të këshilluara

Durim dhe Valter Bami ndalohen në Dubai

Durim dhe Valter Bami raportohet se janë ndaluar nga autoritetet në Dubai. Vëllezërit Bami janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohen nga SPAK si pje...

17:00

Vulin vizitë zyrtare në Moskë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua të hënën me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu, në Moskë, ku ndodhet për një...

17:49

Credins bank, kryefjala e verës 2024!

Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë stina më e bukur për të gjithë shqiptarët, të cilët do të kenë mundësi tëpërjetojnë emocione pafund. Stra...

14:18

Përjashtohet nga kuvendi Flamur Noka

Sekretariati i Etikës ka vendosur ditën e sotme përjashtimin me 10 ditë vetëm për deputetin e Rithemelimit, Flamur Noka. PS-ja kërkonte përjashtimin edhe të ...

14:06

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI