Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të ulë dënimin për Rei Metën, nga 3 vite në 18 muaj burg.
Meta është dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, pasi në gusht të vitit të kaluar gjuajti me grusht inxhinierin e ndërtimit Armando Meshau.
Meta, i cili u konfliktua me Meshaun në ambientet e një pike interneti është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seiti.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e vendimit sa i takon masës së dënimit duke u dënuar i pandehuri Rei Meta me 2 vjet e 3 (tre) muaj burgim.
Sakaq, pas aplikimit të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.