Flash

Në kërkim nga drejtësia/ Arrestohen në Dubai vëllezërit Valter dhe Durim Bami

Lapsi.al 10 June 2024
Në kërkim nga drejtësia/ Arrestohen në Dubai

Dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami dyshohet se janë vënë në pranga nga policia e Dubait ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i tyre është bërë, pasi autoritetet shqiptare i kanë shpallur në kërkim për megaoperacionin 'Revanshi'.

Ndërkohë që autoritet ligjzbatuese në Shqipëri ende nuk janë njoftuar në mënyrë zyrtare për arrestimin e vëllezërve Bami. Sipas raportimeve për mediat, autoritet në Dubai po bëjnë skanimin e shënjave të gishtrinjëve, për të konfirmuar nëse dy personat e ndaluar janë vëllezërit Bami, apo persona të tjerë.

Çfarë ndodhi në operacionin Revanshi?

Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.

Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.

Të këshilluara

Credins bank, kryefjala e verës 2024!

Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë stina më e bukur për të gjithë shqiptarët, të cilët do të kenë mundësi tëpërjetojnë emocione pafund. Stra...

14:18

Përjashtohet nga kuvendi Flamur Noka

Sekretariati i Etikës ka vendosur ditën e sotme përjashtimin me 10 ditë vetëm për deputetin e Rithemelimit, Flamur Noka. PS-ja kërkonte përjashtimin edhe të ...

14:06

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI