Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Iu gjet 35 kg duhan i grirë i kontrabanduar, arrestohet 25-vjeçari në Kapshticë

Lapsi.al 10 June 2024
Iu gjet 35 kg duhan i grirë i kontrabanduar, arrestohet 25-vjeçari

Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar në Kapshticë. Mësohet se gjatë kontrollit në hyrje të vendit tonë 25-vjeçarit V.P i është gjetur 35 kg duhan i grirë i kontrabanduar i cili më pas u sekuestrua.

Në gjendje të lirë është proceduar 54-vjeçari S.H pasi ka kanosur me mjet të mprehtë një person. Me rastet do të merret Prokuroria Korçë.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë

Sektori për Hetimin e Krimeve, i DVKM Korçë, arrestoi në flagrancë shtetasin V. P., 25 vjeç, banues në Selanik, Greqi, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në valixhen e tij, shërbimet e Policisë gjetën rreth 35 kg duhan të grirë, i dyshuar i kontrabanduar. Sasa e duhanit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 54 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet të mprehtë, shtetasin S. Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Të këshilluara

Durim dhe Valter Bami ndalohen në Dubai

Durim dhe Valter Bami raportohet se janë ndaluar nga autoritetet në Dubai. Vëllezërit Bami janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohen nga SPAK si pje...

17:00

Vulin vizitë zyrtare në Moskë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua të hënën me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu, në Moskë, ku ndodhet për një...

17:49

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI