Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dule: Rama drekoi me Belerin në kryeministri në 2020

Lapsi.al 10 June 2024
Dule: Rama drekoi me Belerin në kryeministri në 2020

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shtrembëruar qëllimisht deklaratat e tij gjatë fushatës së 14 majit 2023 në lidhje me helenizimin.

I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në SYRI TV, Dule ka hedhur poshtë deklaratat e Ramës para zgjedhjeve në Himarë se “nuk donte që qytetarët e kësaj zone ta detyronin të ulej me Fredi Belerin si kryebashkiak”. Sipas Dules, kryeministri ka drekuar me Belerin në Kryeministri gjatë vitit 2020.

“Rama filloi me helenizimin pasi në portalet e veta kishte përkthyer qëllimisht shtrembër ‘helenizmin’ në helenizim, faktin e bëri proces dhe e përdori vetë në mënyrë të përsëritur.

Ai tha se nuk do të ulej me zotin Beleri dhe nuk donte që qytetarët e Himarës ta detyronin të ulej me zotin Beleri, në një kohë që zotin Beleri e kishte ftuar vetë ai në Kryeministri në vitin 2020.

Ishte ulur për drekë me zotin Beleri në Kryeministri dhe në vitin 2023 u thoshte himariotëve të transportuar me autobusë që mos më detyroni të ulem me atë njeri në tavolinë. Po në vitin 2020, Beleri me një përfaqësi nga Himara ishin të ftuar të zotit Rama në Kryeministri” – tha Dule. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bernard Kouchner anulon vizitën në Kosovë

Komuna e Prishtinës njoftoi se vizita e Bernard Kouchnerit në Kosovë është anuluar. Në komunikatën për media u tha të hënën se vizita është anuluar “për shka...

20:33

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI