Flash

Zbardhen përgjimet e dosjes së falsifikatorëve: “Mirëmëngjes o më i madhi në vend”

Lapsi.al 9 June 2024
Zbardhen përgjimet e dosjes së falsifikatorëve:

Kanë dalë sot para Gjykatës së Posaçme për t'u njohur me masat e sigurisë, të arrestuarit e grupit që falsifikonte dokumente me qëllim kalimin drejt Britanisë së Madhe, Kanadasë apo Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas dosjes, pjesë të së cilës ka publikuar Top Channel, veçohet rasti i një personi me iniciale Sh.Gj. që ka porositur një pasaportë false tek subjekti privat “Njazi Ademaj” për të shkuar në Irlandë.

Pasi ka siguruar dokumentin, ka marrë përsipër që t’ja dërgojë nëpërmjet agjencisë “Domi” në Spanjë nëpërmjet Rrezart Domit dhe ky i fundit e ka dërguar me shoferin e agjencisë Arsen Caka në Spanjë. Ndërkohë po ashtu Sh. Gj. ka shkuar në Barcelonë me një nga furgonat e agjencisë dhe ka qëndruar në hotel derisa ka marrë dokumentet e falsifikuara.

PJESË NGA DOSJA

Nga këqyrja e aplikacionit WhatsApp, të subjektit “Njazi Ademaj”, rezulton se në WhatsApp ka komunikime me numrin e regjistruar tek kontaktet me emrin ‘ Germiz’ i cili dyshohet se është Sh. Gj.. Në datën 16.09.2023 ata kanë zhvilluar bisedën e mëposhtme:

[Germiz]: Qa bone

[Germiz]: Toni ma dha nr

[Germiz]: Desha me bo do letra

[Germiz]: F

[Njazi]: Ku je

[Germiz): Me shku në Irland

[Germiz]: Jam në Shqipri

[Germiz): Për moment

[Njazi]: Në qa vendi

[Germiz): N kukës

[Njazi]: Ok

[Njazi]: Kur të dush 3 dit t’i vonoj.

[Germiz]: Ok

Germiz]: I paske than

[Germiz] Per Venin

[Germiz] Po e mar edhe n tel

[Njazi] Ok

[Germiz] Nqa ore niset

[Germiz] T shtunën

[Njazi] Nga ora 11

[Germiz] E po mirë qenka

[Njazi] Fol me të vet

[Germiz] Po

[Germiz] Pa merak

[Germiz] Qke do bohet

[Germiz] Ajo

[Germiz] Apo si e lan

[Germiz] Ato

[Njazi] Si ta bej ai

[Njazi] Shoku

[Njazi] Pa merak rri i qet se e ka si për vete

[Germiz] Daxha vetem Greece jo e italiane

[Germiz] Se njifen shumë për keq këto

[Njazi] Pa merak rri

[Germiz] Ok ok.

Këtë pasaportë, subjekti Ademaj e ka dërguar në Spanje nëpërmjet agjencisë “Domi Travel”.

[Njazi]: Mimgjes o dagja

[Njazi]: 1 për të shtunën ësht në Kukës

[Njazi]: Mos harro

[Njazi]: Gjeja 1 ven të mirë

[R26]: Po dagja

Në datën 25.09.2023, kane zhvilluar bisedën e mëposhtme:

[Njazi] A fole me atë

Njazi] Ok

[Njazi] Ke dobët internet

[Njazi] Ma qo me foto

[R26] Po flas

[R26] Flas

R26] Sin me.

R26] B (Dyshohet se bëhet fjalë për Bashkim Sulën).

Gjatë udhëtimit pasaportën e ka mbajtur shoferi i kësaj agjencie, subjekti Arsen Caka, të cilit subjekti Ademaj, pasi ka marrë lekët, i shpjegon se duhet t’ ja japë pasaportën false shtetasit Sh. G.. Arseni i ka dërguar një fotografi ku dallohet një pasaporte e dyshuar e falsifikuar sllovene me të dhënat e shtetasit ‘Stanko Likar’ i dtl. 14.02.1996, seksi M, Ljubljana’. Në datën 02.10.2023, kanë zhvilluar bisedën e mëposhtme: Njazi: Mimgies o ma i madhi në vend. A ja jap numrin ati qunit, Kam maru pun me leket, Epja atë. /Marrë nga TCH

Të këshilluara

Analiza në DW/ Europa sot voton, po më pas?

Zgjedhjet e BE-së hyjnë në fazën vendimtare të dielën. Cilat çështje të rëndësishme shqetësojnë evropianët dhe çfarë do të ndodhë më pas? Që nga e enjtja evr...

17:46

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI