Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Punonjësit e hotelit ku vra recepsionisti mbeten në burg: Na kërcënoi pronari

Lapsi.al 9 June 2024
Punonjësit e hotelit ku vra recepsionisti mbeten në burg: Na

Gjykata e Vlorës vendosi të lërë në burg dy punonjësit e hotelit "Greccia" në Dhërmi të akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “fshehje të kufomës”. Daniel Qose dhe David Larti akuzohen se kanë ndihmuar pronarin e tyre Gerald Shehu të zhvendosë dhe të fshehë trupin e recepsionistit të vrarë Erald Nevruzi.

Sipas prokurorisë ata fshehën provat pas kryerjes së krimit dhe gjithashtu kanë ndihmuar në mbështjelljen e trupit të viktimës me qese mbeturinash dhe futjen e tij në makinën e Shehut. Ata kanë zhdukur të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.

Arrestohet në Greqi autori i vrasjes në Dhërmi - Lapsi.al

Para gjykatës, dy të rinjtë nga Korça kanë shfaqur pendesë dhe kanë përsëritur se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Pas arrestimit, ata patën deklaruar në polici, se vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës. Sipas tyre Shehu e qëlloi Nevruzin me dy plumba tek shkallët e hotelit. Pas krimit Greald Shehu u largua menjëherë nga vendi ynë nëpërmjet pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës për të kaluar drejt Greqisë.

Pas kësaj ai shkoi në Igumenicë e më pas me traget drejt Korfuzit. Ai tentoi të shfrytëzonte aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Anglisë, por në këtë aeroport është vënë në pranga nga policia vendase. Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë motivet kryesore, një për konflikt banal i çastit dhe tjetra për shkak të një njohjeje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli. LAPSI.al

Të këshilluara

Analiza në DW/ Europa sot voton, po më pas?

Zgjedhjet e BE-së hyjnë në fazën vendimtare të dielën. Cilat çështje të rëndësishme shqetësojnë evropianët dhe çfarë do të ndodhë më pas? Që nga e enjtja evr...

17:46

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI