Flash

Fredi Beleri në burg, por zgjidhet deputet në Parlamentin Europian

Lapsi.al 9 June 2024
Fredi Beleri në burg, por zgjidhet deputet në Parlamentin Europian

Numërimi i votave për zgjedhjet për Parlamentin Europian në Greqi ka shkuar në mbi 90%. Deri më tani partia "Nea Demokracia" e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në pushtet projektohet fituese me 27.8% të votave.

Në këtë mënyrë kjo forcë do të ketë mundësi të çojë 7 vende në parlamentin europian e ndjekur nga e majta e SYRIZA me 4 europarlamentare.

Ajo që bie në sy është se kandidati i tretë më i votuar për "Nea Demokracia" është pikërsisht kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian edhe pse ndodhet në burg në Shqipëri.

Deri tani Beleri numëron mbi 36 mijë vota. Duket se ka mbetur jashtë Parlamentit Europian, Piro Dhima. ©LAPSI.al

beleri

LEXO EDHE: Dalin exit poll në Greqi: Mitsotakis arrin një fitore të thellë

Projeksioni/ Kush do ta qeverisë tani Europën

Të këshilluara

Analiza në DW/ Europa sot voton, po më pas?

Zgjedhjet e BE-së hyjnë në fazën vendimtare të dielën. Cilat çështje të rëndësishme shqetësojnë evropianët dhe çfarë do të ndodhë më pas? Që nga e enjtja evr...

17:46

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI