Flash

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, arrestohet edhe shfoferi i ambulancës: Filmoi trupin e viktimës

Lapsi.al 8 June 2024
Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, arrestohet edhe shfoferi i

Shoferi i ambulancës që transportoi trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit është arrestuar nga policia. 31-vjeçari Nevruzi u vra me armë zjarri nga Gerald Shehu, i cili është arrestuar në Greqi.

Arrestimi i shoferit të ambulancës u bë pas informacioneve se 62-vjeçari kishte filmuar trupin e pajetë të Nevruzit për t’ia dërguar mediave.

“Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së shtetasit E. N., grupi hetimor ka marrë informacion se shoferi i autoambulancës që po transportonte për në morgun e Vlorës trupin e shtetasit E. N., i cili u vra me armë zjarri nga shtetasi G. Sh., kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të shtetasit E. N., të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Moti, fundjavë për plazh

Ditën e sotme, e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrik...

09:19

Aksident me vdekje në Laç-Mamurras

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti. Bëhet me dije se një mjet tip 'BMW' ka përplasur një këmbësor, i ci...

09:13

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI