Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

SPAK në kërkim të laboratorit të dokumenteve false, dyshohet se prodhoheshin në Kosovë

Lapsi.al 8 June 2024
SPAK në kërkim të laboratorit të dokumenteve false, dyshohet

Dokumentet false që i shërbenin grupit të strukturuar kriminal të trafikut të klandestinëve dyshohet se prodhoheshin në Kosovë por policia nuk ka mundur të zbulojë ende vendndodhjen e laboratorit. Laboratori është në gjendje të prodhojë dokumente false të një cilësie të lartë.

Megjithatë uniformat blu kanë identifikuar pronarin i cili ishte vënë në shërbim të grupit kriminal.

Operacioni i SPAK i koduar “Nomada”, u finalizua me arrestimin e 32 personave, nga të cilët 26 u lanë në burg, ndërsa 6 të tjerët në arrest shtëpiak. 5 prej tyre nuk u gjetën dot, e u shpallën në kërkim.

Në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ata kishin krijuar një skemë të falsifikimit për të mundësuar kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Irlandës dhe Britanisë së Madhe.

SPAK dhe Policia e Shtetit zbardhën të plotë linjën e prodhimit ndërsa po të njëjtët burime konfirmojnë se organizator kryesor i të gjithë rrjetit ishte Bashkim Sula, i arrestuar në mesin e 26 personave.

Ai kishte edhe rolin e koordinatorit me Kosovën, por edhe të kryente kalimin e pasaportave drejt Spanjës. Ndërkohë, Njazi Ademaj, gjente qytetarët që kishin nevojë për këto dokumente dhe i niste drejt Spanjës. Shqiptarët që donin të udhëtonin në vendin ishullor, emigronin kryesisht për arsye ekonomike./Vizion Plus

Të këshilluara

Anglezi kapet në Himarë duke shitur drogë

Policia e Himarës ka arrestuar një 24-vjeçar anglez, të cilit iu gjet në automjet sasi me droga të forta si mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçin...

13:02

Moti, fundjavë për plazh

Ditën e sotme, e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrik...

09:19

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI