Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Po furnizohej me karburant, merr flakë makina në Korçë, dy të plagosur

Lapsi.al 8 June 2024
Po furnizohej me karburant, merr flakë makina në Korçë, dy

Një 35-vjeçar dhe babai i tij 72-vjeçar kanë pësuar djegie trupore pasi makina me të cilën udhëtonin është përfshirë nga flakët teksa po furnizohej me karburant.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në fshatin Belorta, ndërsa raportohet se 35-vjeçari dhe babai i tij, i cili ishte pasagjer kanë shpëtuar dhe janë transportuar drejt spitalit.

Sakaq, automjeti i tyre është larguar nga karburanti prej personave të tjerë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë rrugës, me qëllim shmangien e rrezikut të mëtejshëm.

"Më datë 08.06.2024, rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në fshatin Belorta, Korçë, në një karburant, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. O., 35 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, në momentin kur ky shtetas po e furnizonte automjetin, me karburant.

Në brendësi të automjetit ndodhej pasagjer babai i tij, shtetasi M. O., 72 vjeç, i cili së bashku me 35-vjeçarin, kanë pësuar djegie trupore dhe ndodhen për mjekim, në spital. Automjeti i tyre është larguar nga karburanti prej personave të tjerë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë rrugës, me qëllim shmangien e rrezikut të mëtejshëm.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.", sqaron policia.

Të këshilluara

Anglezi kapet në Himarë duke shitur drogë

Policia e Himarës ka arrestuar një 24-vjeçar anglez, të cilit iu gjet në automjet sasi me droga të forta si mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçin...

13:02

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI