Flash

Korrupsioni me tenderin/ Apeli lë në fuqi dënimin me burg të ish-kryebashkiakut të Bulqizës

Lapsi.al 8 June 2024
Korrupsioni me tenderin/ Apeli lë në fuqi dënimin me burg të

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me tre vite burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Lefter Alla u dënua nga GJKKO me tre vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë dy vite heqje lirie.

Hetimet për Lefter Allën dhe ish zyrtarët e tjerë të bashkisë përfunduan në muajin shtator. Ata akuzohen për aferë kurruptive në një tender me vlerë afro 2.8 milionë euro, që synonte të rinovonte rrjetin e kanalizimeve në lagjen më të vjetër të qytetit.

“Rezulton e provuar se zyrtarët e Bashkisë Bulqizë, konkretisht shtetasit Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku në bashkëpunim me njëri–tjetrin për arsye të njohjeve apo lidhjeve me te hetuarin Rasim Daci, i cili është përfituesi ‘de jure’ i tenderit dhe të hetuarin Aqif Konesha, i cili është përfitues ‘de facto’ në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqizë, i kanë privilegjuar ata, duke krijuar avantazhe për këto dy subjekte…,” tha SPAK në njoftimin për shtyp të pak muajve më parë.

Prokuroria konstatoi se kjo procedurë prokurimi është iniciuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore, pasi nga ana e Allës, zv.kryetares së Bashkisë Bulqizë Enkeleda Lleshi, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit e të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, janë ndërmarrë veprime aktive të kundërligjshme që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin e fituesit megjithëse ky subjekt nuk i përmbushte të gjitha kriteret.

Të këshilluara

Moti, fundjavë për plazh

Ditën e sotme, e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrik...

09:19

Aksident me vdekje në Laç-Mamurras

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti. Bëhet me dije se një mjet tip 'BMW' ka përplasur një këmbësor, i ci...

09:13

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI