Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Bëri sherr me italianin sepse e përqeshi, vritet me thikë shqiptari

Lapsi.al 8 June 2024
Bëri sherr me italianin sepse e përqeshi, vritet me thikë

Një 61-vjeçar shqiptar mbeti i vdekur në Itali pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në qendër të Bibbiano-s mbrëmjen e së premtes (7 Qershor). Autor i kësaj ngjarjeje është një 41-vjeçar italian, banues në Bibbiano.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, konflikti mes të dyve ndodhi pas një qëndrimi përqeshës që italiani pati kundrejt shqiptarit. Sipas të njëjtave burime, viktima kishte shkuar në shtëpinë e mbesës. Autori i kësaj ngjarje është fqinj i saj.

Pas ngjarjes në pallatin ku ndodhi krimi u mblodhën miq dhe të afërm të viktimës. Aty pati momente të forta tensioni, ndërsa u detyrua krijimi i një kordoni sigurie për të nxjerrë autorin e dyshuar pasi njerëzit kërkonin që ta godisnin duke i shkuar nga pas mjetit të policisë.

Shqiptari 61-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, u godit me një thikë kuzhine. Autori e mori armën e krimit në apartamentin e tij, ku jetonte me të ëmën dhe më pas shkoi tek shtëpia e fqinjes shqiptare ku ishte edhe viktima.

41-vjeçari rezulton me precedentë penale për disa vjedhje në supermarkete në Bibbiano. Pasi u mor në pyetje, ai u arrestua për vrasje të rëndë me dashje.

Të këshilluara

Moti, fundjavë për plazh

Ditën e sotme, e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrik...

09:19

Aksident me vdekje në Laç-Mamurras

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti. Bëhet me dije se një mjet tip 'BMW' ka përplasur një këmbësor, i ci...

09:13

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI