Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

U arrestua në prill për shpërndarje kànabisi, 45-vjeçar ndërron jetë në spitalin e Shkodrës

Lapsi.al 7 June 2024
U arrestua në prill për shpërndarje kànabisi,

Dy muaj pas arrestimit shtetasi Eduard Koka, 45 -vjeç nga Lezha ka humbur jetën. 45- vjeçari i cili u vu në pranga nga policia e Lezhës për drogë, maska dhe armë, mësohet se në orët e para të mëngjesit të 7 qershorit nuk është ndjerë mirë duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Fillimisht stafi mjekësor i burgut i ka dhënë ndihmën e parë por për shkak të situatës së rëndë që ka patur menjëherë është dërguar drejt urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe pas pak orësh ka ndërruar jetë duke mos arritur që të mbijetojë. Mjekët e spitalit rajonal janë munduar që të stabilizojnë gjendjen e tij shëndetësore por ka qenë e pamundur. Në këtë mënyrë 45 vjeçari humbi jetën në mënyrë natyrale pasi u ndje keq gjatë qëndrimit në burgun e Reçit teksa ndodhej në paraburgim. Shtetasi Eduard Koka u arrestua më 2 prill të këtij viti nga policia e Lezhës dhe pas arrestimit, nga komisariati i Lezhës u dërgua në paraburgim në burgun e Reçit 5 ditë më parë për të pritur derisa gjykata të mund të jepte një vendim për të.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI