Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Provokon sërish Vulin: Shqiptarët përdoren nga NATO si “mish për top”

Lapsi.al 7 June 2024
Provokon sërish Vulin: Shqiptarët përdoren nga NATO si

Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vulin nuk ndalet me deklaratat e tij provokuese në raport me shqiptarët. Në një intërvistë që ka dhënë së fundmi për agjencinë serbe të lajmeve SRNA, Vulin tha se NATO i përdor shqiptarët si “mish për top” duke e konsideruar aleancën e Atlantikut si kërcënim për Serbinë.

“Kështu e shikoj unë pranimin e të ashtuquajturës Kosovë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, edhe pse duhet të pranoj se ishte jashtëzakonisht logjike për mua sepse shqiptarët janë këmbësoria e NATO-s, ndaj i duhen gjithmonë që t’i çojnë si mish për top, për të pastruar fushat e minuara në Ukrainë. Kjo do të bëhet nga shqiptarët, pasi nuk do jenë belgë apo nga ndonjë shtet tjetër”, - tha Vulin.

Politikani i shpallun “non grata” nga SHBA tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën gjithçka në Kosovë për të provokuar Serbinë që të nisë një luftë, që më pas, sipas tij, të shfaqet NATO dhe të thotë: “Tani do ta mbrojmë ne Prishtinën”. Vulin përsëriti se serbët më së shumti po luftojnë për stabilizim dhe paqe në Ballkan.

“Nuk mund të dëgjonit asnjë përfaqësues politik të serbëve, pavarësisht nëse ishte nga Republika Srpska apo nga Serbia, që të flasë për faktin se ne do të bëjmë ose do të arrijmë diçka me forcë apo me luftë”, - tha Vulin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

BE i përgjigjet Kurtit për Asociacionin

Bashkimi Evropian deklaroi të premten se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin nuk parasheh që draft-statuti evropian për themelimin e Asociacionit të komuna...

19:48

Shpresa e humbur e “Rindërtimit”

Dështimet e Programit të Rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit të vitit 2019 kanë lënë mijëra familje në mëdyshje. Megjithëse pati premtime fillestare dhe u alok...

18:01

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI