Flash

I nxehti afrikan "godet" Shqipërinë, sa shkojnë temperaturat

Lapsi.al 7 June 2024
I nxehti afrikan "godet" Shqipërinë, sa shkojnë

Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë javës së ardhshme duke na futur vrullshëm në stinën e verës. Nga të dhënat e stacioneve meteorologjike rajonale, mësohet se temperaturat pritet të arrijnë në 35-36 gradë Celsius në zona të caktuara të vendit, ndërkohë që i gjithë territori pritet të pushtohet nga i nxehti me burim veriun e Afrikës.

Temperaturat do të kenë një rritje graduale duke nisur nga e hëna ndërkohë që kulmi do të jetë ditën e mërkurë dhe të enjte. Temperaturat maksimale do të shënohen në zonën e Cërrikut, Belshit dhe Kuçovës ku termometri pritet të arrijë në 36 gradë Celsius gjatë të mërkurës në mesditë.

Ndërkohë, temperaturat maksimale në zonat bregdetare do të variojnë nga 27-30 gradë Celsius. Tirana pritet që të mërkurën të kapë temperaturat maksimale prej 33 gradë Celsius. Moti do të jetë edhe më i nxehtë në Greqi dhe zonat e tjera të rajonit ku pritet që termometri të kapë deri 40 gradë Celsius

Të këshilluara

Mirela Bogdani zgjidhet kryetare e KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi këtë të premte me 10 vota pro Mirela Bogdanin si kryetaren e re të KLP-së. Mirela Bogdani ishte kandidatja e vetme për të...

10:30

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI