Flash

Beleri: Me Bollanon, Rama do vazhdojë të vjedhë pronat e Himarës!

Lapsi.al 7 June 2024
Beleri: Me Bollanon, Rama do vazhdojë të vjedhë pronat e

Arqile Bollano mori sot drejtimin e Bashkisë së Himarës me 12 votat e socialistëve të këshillit bashkiak.  Ai do të qëndrojë në këtë post derisa drejtësia të dalë me një vendim të prerë për Fredi Belerin dhe qeveria të vendosë për të shpallur zgjedhjet e reja në bashkinë e bregut të jugut. Sapo është mbyllur mbledhja e këshillit bashkiak, Fredi Beleri ka sulmuar Bollanon si një kryetar të pavotuar, që nuk përfaqëson askënd dhe një shërbëtor të pushtetit.

Sipas njoftimit të Belerit, emërimi i Bollanos në krye të bashkisë së Himarës tregon se pushteti do të vazhdojë të grabisë pasuritë e bregut.

"Hajdutllëku i “kryetarit të pavotuar” i faktuar në 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milionë euro abuzime me tendera, është unaza që e mban për hunde të përzgjedhurin e Partisë në pushtet" shkruan Beleri në njoftimin që ka shpërndarë për mediat.

DEKLARATE PER SHTYP

Sot , Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama , nepermjet veglave qorre qe i sherbejne ne menyre te paskrupullt dhe nepermjet forces se pushtetit politik , konsumuan grabitjen e radhes se sovranitetit te popullit te Himares duke caktuar si “kryetar te emeruar” nje te pavotuar , nje njeri qe nuk perfaqeson askend , nje sherbetor te pushtetit dhe nje deshtak ne administrimin e Himares .

Vendosja ne krye të Bashkise e ndihmesit nr 1 te deshtakut Jorgo Goro , servilit Arqilea Bollano , tregon se Rama do pasurite e Himares , pronat e saj , ujin e saj , detin dhe vegel me te mire per te grabitur se ky lake i verber nuk mund te gjente !

Hajdutlleku i “kryetarit te pavotuar” i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milione euro abuzime me tendera, eshte unaza qe e mban per hunde te perzgjedhurin e Partise ne pushtet .

I premtoj popullit te Himares se shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkine Himare dhe abuzon cdo dite me pushtetin e pamerituar , te vjedhur dhe te sajuar nepermjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtesise me cdo kusht !

Falenderoj nga zemra cdo qendrestar , cdo keshilltar te ndershem , cdo qytetar te Himares qe po i kundervihet autokracise se instaluar ne vend dhe premtoj se do te angazhohem personalisht më fuqishem se kurre per te demaskuar dhe luftuar kete kaste dhe regjim autokratik .

Së bashku jemi me te forte !

HIMARA JENI JU !

Fredi Beleri,

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë

IEVP FIER, 07/06/2024

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI