Flash

Reportazhet e Rai3 dhe BILD/ Manja i del kundër Ramës

Lapsi.al 6 June 2024
Reportazhet e Rai3 dhe BILD/ Manja i del kundër Ramës

Ndërsa Edi Rama është shprehur se reportazhi i emisionit Report në Rai3 godet Shqipërinë kur për qëllim ka sulmin ndaj qeverisë së djathtë të Xhorxhia Melonit, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mendon ndryshe.

Sot në parlament Manja akuzoi opozitën se shkrimi i RAI 3 është sponsorizuar për të akuzuar qeverinë e Ramës dhe faktet e publikuara janë baltë ndaj qeverisjes socialiste.

"Po kush e thotë që Shqipëria është narko – shtet? Kush e thotë? E thoni ju?

Po atëherë si ka mundësi që vijnë mbi 10 milionë turistë nëse qenka narko - shtet?

Si ka mundësi që Shqipëria sot është në zenitin e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare dhe Europiane dhe shumë shpejt presim të shkojmë në stacionin ku na takon të shkojmë

Ore ça ka thënë RAI se dëgjova se t'i merresh edhe me këto mediat se ke kohë të lirë tani... ‘BILD’, RAI, ku e di unë çfarë...’ëashington...’

Edmond, me fal, por çfarë kanë thënë këto mediat që nuk e thotë Saliu përditë ke ballkoni dhe nuk e thua ti çdo ditë të enjte këtu?

Po edhe atje ka media si këto këtu që i paguani, i paguani edhe atje. Kjo është bota e teknologjisë tani. Paska thënë RAI dhe BILD që e paguat edhe vjet që Shqipëria është narko - shtet dhe ti vjen këtu e na reciton çfarë thotë RAI 3. Shqiptarët shohin realitet tjetër.

Edi Ramën nuk e rrëzoni me këtë retorikë, është turp të etiketoni Shqiëprinë që e ekmi amanet që është narko-shtet.

Paska thënë që RAI 3 dhe Bild që e keni paguar ju që Shqipëria komandohet nga krimi

E kemi nder të kemi për kryetare parlamenti dhe akuzat ndaj saj nuk janë të vërtetë, ne nuk jemi të lidhur me krimin.

Ju na akuzoni për mushkonja, aviona droge, hidhni akuza për trafikim lëndësh narkotike, mendoj se ata nuk ekzistojnë por ju ka bërë dëm vaksina.

Unë nuk e pranoj që jetojmë në një narko shtet."

Të këshilluara

Meta parashikon fatin e Erion Veliajt

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikatë për mediat deklaroi se PL do të jetë gjithmonë në krye të luftës ndaj regjimit të Ramës. Meta theks...

15:20

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI