Flash

Protesta e opozitës para Kuvendit, çfarë raportojnë mediat ndërkombëtare

Lapsi.al 6 June 2024
Protesta e opozitës para Kuvendit, çfarë raportojnë mediat

Mediat ndërkombëtare i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar para Parlamentit nga mbështetës të opozitës.

Reuters shkruan se protestuesit antiqeveritarë u përleshën me policinë që i ndaloi të hynin në parlamentin e Tiranës të enjten.

Protestuesit, mbështetës të Partisë Demokratike të opozitës, ndezën zjarre dhe u përpoqën të kalonin një kordon policor në kryeqytetin shqiptar.

Opozita akuzon kryeministrin aktual Edi Rama për korrupsion, nepotizëm dhe afrim me grupet kriminale. Rama mohon çdo keqbërje.

Ata gjithashtu pretendojnë se Rama është duke orkestruar sistemin e drejtësisë, i cili ka vënë në arrest shtëpie kreun e opozitës dhe ish-kryeministrin Sali Berisha që nga dhjetori 2023 për akuza korrupsioni.

Prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë, por Berisha i mohon të gjitha akuzat.

Ndërkohë në një tjetër media, e cila raporton mbi protestën, thuhet se protesta ka të bëjë me atë që zbuloi “Report” në Rai3, në lidhje me krimin shqiptar dhe trafikun e drogës.

“Kryeministri Edi Rama është kreu i narko-shtetit”, thërrasin protestuesit.

Rreth 400 efektivë të Policisë së Tiranës dhe Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë po monitorojnë protestën, veçanërisht pasi demonstruesit i vunë flakën disa gomave.

Në seancën plenare të Kuvendit, e cila zhvillohet paralelisht me protestën, opozita kërkoi nisjen e debatit në lidhje me materialin “Raport” të transmetuar në Rai3.

Gjatë seancës u zhvillua një përballje e parë mes përfaqësuesve demokratë, në opozitë dhe mazhorancës socialiste.

Në përfundim të diskutimit socialistët e rrëzuan kërkesën.

Të këshilluara

Meta parashikon fatin e Erion Veliajt

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikatë për mediat deklaroi se PL do të jetë gjithmonë në krye të luftës ndaj regjimit të Ramës. Meta theks...

15:20

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI