Flash

Lubonja: Dy janë rrugët që kanë shqiptarët përballë kësaj qeverie

Lapsi.al 6 June 2024
Lubonja: Dy janë rrugët që kanë shqiptarët

Duke komentuar situatën e politike në vend, shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thekson se opozita po tenton të reagojë edhe me protestat.

Në një lidhje me emisionin "Open" në News 24,  Lubonja tha se protestat e sotme duket sikur po prishin qetësinë, por "nëse kthehemi në atë videon e famshme "Prifti-Meta" që nuk merrej vesh ai 700 mijë dollarëshi nëse kërkonin kaq apo donin pjesë te kjo shumë, u dogj Kryeministria".

Lubonja tha se ne nuk jemi vend normal, nuk kemi demokraci, jemi një vend ku banda më e fortë sundon dhe eleminon të tjerët.

“Kryeministri tha dje se ne jemi Shqipëria, unë jam Shqipëria, ndërsa këta të tjerët, pra ata që thonë jemi narko-shtet, qenkemi ata të zinjtë dhe ne duhet të linçohemi”, - tha Lubonja.

Ai tha se dy rrugë janë "ose duhet të nënshtrohemi ose kërkohet një kurajo e madhe shoqërore".

“Në kushtet kur kemi pak hapësirë për të protestuar do të protestojmë. Vërtet nuk zgjidhet gjë, por as SPAK nuk e zgjidh dot, edhe sikur ata të jenë Falcone dhe Borselino.

Rruga më e mirë janë protestat e vazhdueshme, sikundër ndodh në vendet demokratike. Njerëzit duhet të dalin e të reagojnë. Kjo ka ndodhur edhe në Itali, e mbani mend se çfarë i ndodhi Kraksit”, - tha Lubonja. 

Të këshilluara

Kuvendi miraton edhe komisionin "Xhafa"

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 7 kundër përbërjen e Komisionit Antikorrupsion. Kryetar i ketij komisioni do te jete Fatmir Xhafaj. Anetaret jane drejtuesit ...

18:39

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI