Flash

Dy video/ Gara qesharake me turistë mes Elisës dhe Ulsiut

Lapsi.al 6 June 2024
Dy video/ Gara qesharake me turistë mes Elisës dhe Ulsiut

Sa më shumë kohë kalojnë në pushtet, aq më e vështirë po bëhet për rilindasit që të ruajnë sensin e realitetit. Edhe më e rëndë peshon kjo sfidë për ata që nuk e kanë konstruktin mendor për të përballuar dehjen nga karrigja. Mes tyre është radhitur edhe Ulsi Manja të cilin jo më kot Lolita e ka kthyer personazh të faqes së saj. Ai është ngërthyer sot në një debat me kundërshtarët e vet demokratë, që po i bënin jehonë investigimit të RAI 3, që e akuzonte Edi Raman se ka ngritur një narko shtet. Pas e akuzoi Edmon Spahon se ai dhe PD paguanin RAI-n dhe BILD-in, Ulsi nxori nga goja perlën e rrallë: "Po si qenka Shqipëria narkoshtet, po të ishte e tillë, nuk do të vinin 10 milionë turistë në vit".

[video width="440" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/06/vcompress_136.mp4"][/video]

Megjithatë, kapaciteti fëmijënor i logjikimit të ministrit të drejtësisë, nuk është një virus që ka mbirë në tokë djerrë. Ai ka precedentë. Prej më shumë se një viti propoganda e regjimit i ka detyruar TV Kombëtare dhe mediat e vogla që ka nën kontroll të japin me detyrim çdo ditë kronika për sukseset e Shqipërisë turistike. Dhe ato, që me një batutë të spikatur lideri i opozitës Sali berisha i ka etiketuar si "teleturizmi", e bëjnë me devotshmëri punën e tyre. Aq me zell sa spektatorë si Manja fillojnë i besojnë asaj që shohin në ekrane edhe pse e dinë që ajo është një propagandë e transmetuar me urdhër.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Kartolinat e paguara nga Tirana

Por, sado qesharake të duket logjika e Ulsit se këtu nuk ka mafie pasi kanë ardhur turistë, ai ende nuk e ka kapur vendin e parë në klasifikimin e debilizimit. Aty qëndron e palëvizur ministrja e shtetit Elisa Spiropali, që ia mveshi sukseset e Shqipërisë turistike, rolit të Skënderbeut të saj në betejat që zhvillon në arenën ndërkombëtare.

Një fabrikë gjigande manipulimi

Duke folur në kongresin e PS ajo nuk harroi të thoshte se rritja e numrit të turistëve ka ardhur edhe falë fjalimit të Edi Ramës në OKB, i cili i theu hundët ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/06/vcompress_137.mp4"][/video]

Këtej e tutje nuk do të jetë çudi që të dëgjojmë edhe se inceneratorët po punojnë, pasi përndryshe nuk do të vinin turistë; se Veliaj, Molla dhe Qato nuk kanë vjedhur me 5D, pasi përndryshe Tirana nuk do kishte grupe me të huaj; se tokat e jugut nuk janë rrëmbyer, pasi po të kishte ndodhur mediat italiane dhe britanike nuk do lavdëronin brigjet e Jonit.

Shpifje të tilla mund ti prodhojnë vetëm kazanë si RAI 3, që sipas Ulsiut, është i blerë nga PD-ja.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Zgjedhjet/ Europa po futet në fazën "Trump"

Politikani gjerman i ekstremit të djathtë Oliver Kirchner i bëri një propozim të papritur militantëve të partisë së tij për lëvizjet e pritshme të tregut në Gje...

14:11

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI