Flash

Vizita e Melonit/ Rama u kujton italianëve mafian, Camorran dhe Cosa Nostra

Lapsi.al 5 June 2024
Vizita e Melonit/ Rama u kujton italianëve mafian, Camorran dhe Cosa Nostra

Kryeministri Rama e ka shfrytëzuar vizitën e homologes së tij italiane, Xhorxhia Meloni në Shëngjin për të kundërshtuar edhe një herë faktet që i vunë përballë gazetarët e emisionit Report, që nga korrupsioni tek lidhjet me krimin. I ndërgjegjshëm se mesazhi i tij do të dëgjohet në Itali, Rama e nisi konferencën me Melonin duke përmendur organizatat kriminale me famë botërore që e kanë origjinën në Itali si Camorra dhe Cosa nostra.

"Duke cituar kreun e SPAK nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë organizata mafioze të llojit Cosa Nostra, Camorra. Sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre. Nuk mund të mos shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat e thena për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër emigrantëve. Duhet të kenë turp që të drejtën demokratike e shndërruan ën një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve e italianëve" tha Rama.

Delegacioni i kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe delegacioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndodhen në Shëngjin ku po inspektojnë qendrën e pritjes së emigrantëve financuar me paratë e qeverisë italiane.

Meloni shoqërohet edhe nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci.

https://lapsi.al/2024/06/03/emisioni-i-report-pikat-me-te-forta-kunder-rames/

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI