Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Rrahu mjekun, arrestohet i riu në Kukës

Lapsi.al 5 June 2024
Rrahu mjekun, arrestohet i riu në Kukës

Në prangat e policisë ka rënë një 32-vjeçar nga Kukësi , i shpallur në kërkim për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Kanosja për shkak të detyrës".

Sipas njoftimit të policisë, më datë 16.05.2024, 32-vjeçari ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Detaje nga policia: 

Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ka kapur dhe ndaluar shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Kukës, i shpallur në kërkim për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Kanosja për shkak të detyrës", pasi më datë 16.05.2024, ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.

Komisariati i Policisë Tropojë arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Luzhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Ndryshime në Qeveri

Është liruar nga detyra zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho. Ajo do të zëvendësohet nga Niko Hysa, i cili është fizikant në prof...

17:44

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI