Flash

Protesta/ Berisha: Nesër i japim përgjigje Edi Ramës për narkoshtetin e tij

Lapsi.al 5 June 2024
Protesta/ Berisha: Nesër i japim përgjigje Edi Ramës për

Sali Berisha ka theksuar se me protestën e nesërme që do të zhvillohet para parlamentit në orën 10:00, qytetarët do i japin përgjigje Edi Ramës për narkoshtetin e tij.

‘Asgjë nuk na ndal dot!’, u shpreh Berisha në tubimin qytetarë që zhvillohet poshtë banesës së tij.

Berisha: Një thirrje nga zemra çdo demokrati. Keni duruar 11 vite. Keni denoncuar narkoshtetin, në kohën kur s’e besonte njeri. Keni ruajtur idealet tuaja kur kryetari i vjetër shiti çdo parim te

kundërshtari. Keni mbrojtur të vërtetën, kur ushtarët e Sorosit kërkonin t'u mashtronin dhe t'u caktonin kryetarin.

Por sot gjithë bota iu dha të drejtë. Dy mediat më të vjetra në Europë konfirmuan narkoshtetin.

Prandaj të enjten është obligimi juaj të lini çdo punë, nesër çdo detyrim. Çlirimi i Shqipërisë është misioni i shenjtë.

Nesër ne i japim përgjigje Edi Ramës për narkoshtetin e tij.

Nesër ne i japim përgjigjen Edi Ramës për vjedhjet monstruoze të fondeve dhe pasurive publike.

Nesër ne i japim përgjigjen Edi Ramës për atentatin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, avokatit të të vërtetave që për hir të lirisë po lufton për jetën dhe shëndetin e tij.

Nesër ne i japim përgjigjen Edi Ramës për shpopullimin e Shqipërisë si Çubrilloviçi.

Një thirrje nga zemra çdo të riu. Mos harroni të dashur të rinj se ditët e vetme të lavdishme që ka parë Shqipëria këto 11 vite, kanë qenë ditët e protestës suaj masive. Ato ditë ju ndezët shpresat e mbarë të rinjve të vendit, prindërve tuaj. Ato ditë ju zgjuat kurajën e shqiptarëve.

Shqipëria ju thërret, nesër, në misionin më të lavdishëm të jetës suaj. Secili nga ju ka 1001 arsye për të protestuar.

Bashkohuni te parlamenti, ditën e nesërme, kësaj here jo për t’i bërë kërkesa Edi Ramës. Jo për të negociuar me Edi Ramën.

Por për ta rrëzuar Edi Ramën dhe shkërmoqur narkoshtetin e tij, që ju shkatërroi ëndrrat dhe të ardhmen dhe po shkatërron çdo gjë në këtë tokë.

Dhe së fundmi, një thirrje për socialistët dhe kritikët e Berishës. Mos u bëni bashkëpunëtorë të së keqes me heshtjen tuaj.

Bashkohuni nesër për veten tuaj. Për paratë tuaja. Për të ardhmen tuaj. Për familjet tuaja. Për demokracinë dhe për Shqipërinë.

Asgjë nuk na ndal dot!

O sot o kurrë.

Dhëmbë për dhëmbë.

Kundër narkoshtetit.

Kundër Edi Ramës.

Rrofshi ju. Rroftë Partia Demokratike. Rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

Të këshilluara

Emërohen edhe dy zv.ministra të tjerë

Ndryshime të tjera janë bërë në kabinetin qeveritar këtë të mërkurë. Pas Ceno Klosit i cili u emërua zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, janë emëruar e...

20:41

Rama i dhuron "Kurbanin" Melonit

Pas inspektimit të dy qendrave që po ngrihen për refugjatët, dhe pas konferencës së përbashkët që zhvilluan në mesditë mësohet se dy liderët e vendeve kanë zhvi...

20:37

Rrahu mjekun, arrestohet i riu në Kukës

Në prangat e policisë ka rënë një 32-vjeçar nga Kukësi , i shpallur në kërkim për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Kanosja për shkak të detyrës"....

19:10

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI