Flash

Fico shfaqet për herë të parë në publik pas atentatit: S'kam urrejtje për autorin

Lapsi.al 5 June 2024
Fico shfaqet për herë të parë në publik pas atentatit:

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është shfaqur për herë të parë në publik që kur u plagos rëndë në një atentat me armë zjarri para disa javësh. Në një video-fjalim të regjistruar dhe të publikuar në Facebook përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Fico tha se sulmi i shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij dhe se do të jetë një mrekulli nëse kthehem në punë pas disa javësh.

Fico është shëruar nga plagët e shumta pasi u qëllua disa herë. Gjithashtu Fico u zotua të kthehej në punë në fund të qershorit, në fillim të korrikut dhe tha se nuk ndjente asnjë urrejtje ndaj autorit.

"Unë e fal atë. Në fund të fundit, është e qartë se ai ishte vetëm një lajmëtar i së keqes dhe urrejtjes politike” tha Fico.

Fico sugjeroi se pikëpamjet e tij për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe çështje të tjera që ndryshojnë thelbësisht nga rrjedha evropiane e kishin bërë atë viktimë.

“Është mizore të thuash këtë, por e drejta për të pasur një mendim tjetër ka pushuar së ekzistuari në Bashkimin Evropian,” tha ai, duke fajësuar vendet perëndimore të paspecifikuara për situatën e supozuar.

Të këshilluara

Sllovenia njeh shtetin palestinez

Sllovenia është vendi më i fundit europian që njeh shtetin palestinez. Parlamenti slloven votoi të martën në mbështetje të kërkesës së qeverisë për të njohur sh...

09:12

Biden: Nëse bie Ukraina radhën e ka Polonia

NATO ka dy deri në tre vite për t'u përgatitur për një sulm rus. Paralajmërimi vjen nga shefi i shtabit të ushtrisë norvegjezë, gjenerali Eirik Kristoffersen, r...

18:02

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI