Flash

Bardhi: I vetmi prokuror që iu shmang vetingut, Bledar Valikaj!

Lapsi.al 5 June 2024
Bardhi: I vetmi prokuror që iu shmang vetingut, Bledar Valikaj!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po raportohet për punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, se i vetmi prokuror që i është shmangur vetingut, është bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

“Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent. Kushtetuta thotë që ccdo prokuror që do të rrijë në sistem, duhet t’i nënshtrohet vetingut.

Sot i vetmi prokuror në Shqipëri është Bledar Valikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut.

Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje. Këtu kemi të bëjmë me vendimmarrje në konflikt të interesit,” tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI