Flash

Ndihmësja ligjore, Ariana Gaçi përballet me vetingun

Lapsi.al 4 June 2024
Ndihmësja ligjore, Ariana Gaçi përballet me vetingun

Nga Edmond Hoxhaj

Ndihmësja ligjore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ariana Gaçi, u përball të martën më 4 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Pasi dha shpjegime për disa gjetje ajo kërkoi konfirmimin në detyrë.

Procesi i vetingut për Gaçin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Nga sa u relatua në seancë, u mësua se ndihmësja ligjore Ariana Gaçi e ka filluar detyrën në vitin 2014 në Gjykatën e Lartë. Ajo tha se në vitin 2017 ishte larguar në mënyrë të padrejtë nga detyra dhe shtoi se pas një sërë procesesh gjyqësore kishte fituar të drejtën e rikthimit në Gjykatën e Lartë.

Relatorja Valbona Sanxhaktari sqaroi se KPK nuk kishte gjetur probleme për pjesët takuese të subjektit në dy apartamente të prindëre të përfituar në vitet 1991 dhe 1993. Po ashtu, nuk janë gjetur probleme dhe për një garsoniere të blerë nga bashkëshorti me vëllanë e tij, përpara se subjekti të fillonte detyrën.

Për krijimin e një gjendje cash dhe blerjen e një automjeti janë konstatuar balanca negative. Sipas Sanxhaktarit, këto pamundësi financiare rezultojnë për shkak të deklarimeve të subjektit lidhur me burimet e krjimit. Ndërkohë, nga analiza financiare e përgjithshme e të ardhurave dhe shpenzimeve në vite, ka rezultuar bilanc pozitiv.

Subjekti deklaroi në seancë se mangësitë financiare janë konstatuar me të drejtë. Ajo shtoi se ka sjellë dokumentacion në formën e kërkuar nga ligji për të ardhurat e saj nga tre punësime dhe të bashkëshortit nga aktiviteti i tij si avokat.

Gaçi mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Në aspektin profesional u konstatua se në një pjesë të çështjeve nuk gjenden të dhëna për punën e saj. Sipas Sanxhaktarit, Komisioni është vendosur në vështirësi për të vlerësuar profesionalizmin e subjektit në këto çështje.

Gaçi shpjegoi se për një pjesë të çështjeve kshte punuar nëpërmjet përdoruesit të gjyqtarit relator dhe prandaj nuk kishte gjurmë të parashtrimeve të saj.

Në përfundim, Ariana Gaçi kërkoi konfirmimin e saj në detyrën e ndihmëses ligjore jomagjistrate në Gjykatën e Lartë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet të mërkurën më 5 qershor, në orën 09:45./BIRN

Të këshilluara

Probleme me Vjosa Osmanin? Flet Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se ka bashkëpunim të ngushtë me presidenten Vjosa Osmani, por sipas tij ndonjëherë mes tyre ka dallime dhe disk...

16:35

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI