Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Lubonja: Rama nuk ka asnjë argument kundër RAI 3, por vetëm linçon

Lapsi.al 4 June 2024
Lubonja: Rama nuk ka asnjë argument kundër RAI 3, por vetëm

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se fjalimi i Edi Ramës kundër RAI 3 ka një problem shumë të madh, pasi ai identifikohet si lideri me të cilin identifikohen të gjithë shqiptarët. Lubonja tha në një lidhje për emisionin "Open" se problemi më i madh që ngrinte Edi Rama ishte kur shahej Shqipëria në gjuhë të huaj, por tani ai përdor të njëjtën logjikë, të njëjtën metodë.

“Një nga diaspora, i cili ka qenë prezent në një nga këto takimet e Kryeministrit, më çoi një artikull të mediave italiane, që Edi Rama do i jepte ujin e Syrit të Kaltër Italisë, ndërkohë që ne nuk kemi ujë në Shqipëri. Ja pra ky është ai patrioti.

Përdori një gjuhë linçimi, një gjuhë urrejtjeje, dhune. Një nga retorikat për të ngjallur urrejtje ndaj atyre që thonë ca të vërteta, është pikërisht kjo gjuha, që Kryeministri i cilëson si njerëz pa atdhe, pa din e iman”, - tha Lubonja.

Sipas tij, Rama nuk dha asnjë argument që të na provojë që ato që thuhen në reportazhin italian, janë gënjeshtra. “Kërcënimin ndaj lirisë së shtypit po e bën ai që e ka provuar. Unë kam bërë artikullin në mbrojtje të Ramës kur e dhunuan”, tha Lubonja.

Ai shtoi se Ramës nuk i vjen mirë që shteti ynë po përkufizohet si i lidhur ngushtë me krimin, por në atë reportazh u publikuan shumë të vërteta që ne i dimë dhe i kemi thënë. Më tej ai shtoi se krenaria e Ramës duket skandaloze, sjellja e afganëve përshembull tregon që ne e trajtojmë vendin tonë si vend i botës së tretë dhe ata ashtu e kanë parë se ndryshe përse Meloni do i sillte emigrantët pikërisht në vendin tonë.

"Për atë emision është bërë një ‘luftë’ në Itali, ishte një reportazh që publikoi shumë të vërteta", u shpreh publicisti suke shtuar se "është Rama ai që e nxjerr vendin tonë si racist, e duke bërë këto skenat si i indinjuar tregon një situatë skandaloze". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI