Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Emigrantët në Shëngjin/ ANSA ngre alarmin: 13.5 milionë € vetëm për qiranë e një anijeje

Lapsi.al 4 June 2024
Emigrantët në Shëngjin/ ANSA ngre alarmin: 13.5 milionë

Mediat italiane ngrenë alarmin për kostot e fryra të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për sjelljen në vendin tonë të emigrantëve të kapur në detin Mesdhe. Në një shkrim të gjatë të agjencisë prestigjioze ANSA thuhet se vetëm marrja me qira e një anijeje për transportin e emigrantëve në Shëngjin do të ketë kosto të mëdha.

“Mund të na kushtojë 150 mijë euro në ditë marrja me qira e një anijeje për transportimin e emigrantëve nga Deti Mesdhe në portin e Shëngjinit. Qeveria italiane e ka vendosur tavanin maksimal të shpenzimeve për këtë shërbim në 13.5 milionë euro pasi ka bërë një “konsultim paraprak të tregut” të nisur më 30 maj nga Ministria e Brendshme për zbatimin e protokollit ndërmjet Romës dhe Tiranës” - thuhet ndër të tjera në shkrim ku nënvizohet se “opozita po flet prej ditësh për një blof elektoral prej 800 milionë eurosh”.

Këtyre kritikave, Meloni u është përgjigjur vazhdimisht me pretendimin se projekti i transferimit të emigrantëve është "strategjik" dhe "po udhëheq rrugën e Evropës", sepse "mund të ndryshojë shumë në politikën e menaxhimit të migracionit në BE".

ANSA thotë se hapja e planifikuar për në datën 20 maj është shtyrë. “Punimet në dy kantieret nuk kanë përfunduar ende dhe u janë besuar inxhinierëve ushtarakë italianë” – thuhet në shkrim ku citohet edhe reportazhi i emisionit Report në RAI3 se puna do të përfundojë në nëntor. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: TV holandez në Shëngjin: Qendrat italiane të azilantëve duken si burgje

Gazeta gjermane: Pikëpyetjet e marrëveshjes Rama – Meloni për refugjatët

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI