Flash

Deklaratat skandaloze në kulmin e kanabizimit, Berisha: SHBA të hetojë Donald Lu

Lapsi.al 4 June 2024
Deklaratat skandaloze në kulmin e kanabizimit, Berisha: SHBA të

Sali Berisha është kthyer pas në kohë gjatë qeverisjes së Edi Ramës, në periudhën e kanalizimit të vendit, duke i bërë thirrje ShBA-së të hetojnë deklaratat publike të ish-ambasadorit të saj në Shqipëri.

‘I bëj thirrje SHBA të hetojë Donald Lunë për deklaratën skandaloze në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë poshtë banesës së tij.

Berisha: Miqtë e mi, kjo është ora e të vërtetës dhe si shqiptar nuk mundem kurrë të mos theksoj se këtu dha një ndihmë edhe një ambasador që do dilte t’u thoshte shqiptarëve në kulmin e kanabizimit se policia shqiptare lufton shkëlqyeshëm drogën dhe kanabisin.

I bëj thirrje qeverisë të hetojë Donald Lunë.

Cili ishte motivi që e shtyu këtë diplomat në një deklaratë superskandaloze të maskojë para shqiptarëve kanabizimin e vendit, narkoshtetin?

Për interesa të kujt e bëri? Kurrë për interesa të SHBA, një vend që harxhon miliarda në luftën kundër drogës.

Kurrë për interesa të kombit shqiptar që paguan faturën më të madhe prej tij.

Por përveç tij janë të tjerë të cilët kanë emra në regjistrin e narkoshtetit shqiptar.

Sot, që Shqipëria është më e damkosur se kurrë, është koha të zgjohemi miqtë e mi.

Çfarë bëri Edi Rama pas arrestimit të Saimir Tahirit? Kujt ia dha ministrinë?

Ia dha drogës dhe vetëm drogës, ia dha Gerond Xhafës dhe Fatmir Faqeziut, që në vend që të tërhiqej në hsitorinë e turpit, organizonte kurthe për denoncimin e vëllait.

Pra miq, ia emëroi Sali Berisha dhe opozita skafo-ministrin, ministër të brendshëm?

Ia emëroi Sali Berisha? Përkundrazi, denoncova me forcën më të madhe Gerond Xhafën që drejtonte nga Vlora trafiqet, dhe Edi Rama më sulej në parlament si një halabak me gjuhën më ordinere se po i bija në qafë një njeriu të ndershëm që po rriste fëmijët e tij duke drejtuar trafikun e drogës nga Vlora.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI