Flash

Biden: Nëse bie Ukraina radhën e ka Polonia

Lapsi.al 4 June 2024
Biden: Nëse bie Ukraina radhën e ka Polonia

NATO ka dy deri në tre vite për t'u përgatitur për një sulm rus. Paralajmërimi vjen nga shefi i shtabit të ushtrisë norvegjezë, gjenerali Eirik Kristoffersen, raporton La Reppublica. Duke diskutuar aftësinë e Rusisë për të rindërtuar forcat e saj gjatë luftës në Ukrainë, gjenerali Eirik Kristoffersen tha se: "Do të duhet kohë, e cila na jep një afat kohor prej 2 deri në tre vite për të rindërtuar forcat tona". Kujtojmë se në janar ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë NATO-n në 5 ose 8 vitet e ardhshme.

Deklaratat shqetësuese të shteteve të NATO-s, vijnë pas intervistës së presidentit të Shtetetve të Bashkuara, Joe Biden për revistën britanike Times. Biden shprehu mbështetjen për Ukrainën pasi në të kundërt Rusia nuk do të mund të ndalet më.

"Nëse e lëmë Ukrainën të bjerë, mbajini mend fjalët e mia, do të shihni Poloninë të fundoset dhe do të shihni të gjitha ato kombe përgjatë kufirit aktual të Rusisë të pushtohen", tha Joe Biden, President i SHBA.

Mbështetja e SHBA për Ukrainën ka sjellë shqetësime në Kremlin, të cilët nëpërmjet zëdhënësit të saj, Dmitry Peskov, bëjnë me dije se marrëdhëniet midis dy superfuqive të botës janë në pikën më të ulët. Rusia sot është një vend armik i Shteteve të Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara janë armik i Rusisë, tha Dmitry Peskov për mediat ruse. Instruktorët ushtarakë perëndimorë që disa vende, si Franca, mund të dëshirojnë t'i dërgojnë në Ukrainë "nuk do të mbrohen nga imuniteti", shtoi më tej Peskov. “Nuk ka rëndësi nëse janë francezë,” shtoi Peskov.

Komandanti i forcave ukrainase, Oleksander Sirski, spekuloi javën e kaluar se Franca së shpejti do të dërgonte instruktorë dhe u kërkoi partnerëve të tjerë perëndimorë t'i bashkohen "projektit ambicioz" të Parisit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk e ka përjashtuar dërgimin e ushtarëve francezë në Ukrainë, duke nënvizuar se asnjë vijë e kuqe nuk mund të ngrihet në konfliktin e vazhdueshëm.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI