Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Berisha: Rama sulmoi RAI 3 me gjuhën e një ordineri

Lapsi.al 4 June 2024
Berisha: Rama sulmoi RAI 3 me gjuhën e një ordineri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e kësaj të marte investigimin e emisionit "Report" në RAI 3, i cili e cilësonte Shqipërinë si një "narko-shtet". Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha shprehet se sipas tij narkoshtetin në Shqipëri nuk e solli RAI 3, por vetë kryeministri Rama me bashkëpuntorët e tij. Berisha më tej ka hedhur akuza se kryeministri Rama ka mohuar shifrat e Eurostatit për shpopullimin e Shqipërisë, si dhe manipulimin e shifrae të regjistrimit të popullsisë në vend, që sipas tij është krimi i shekullit.

"Sot me gjuhë ordineri, Edi Rama i goditur moralisht për vdekje, kërkoi të paraqesë dokumentarin e RAI-t si eksport të Tiranës, si produkt apo eksport i opozitës shqiptare. Ky është një mashtrim i madh sa vetë mali i Dajtit. Narkoshtetin në Shqipëri nuk e solli RAI3, nuk e solli as mafia siciliane apo Ndragheta, Sacra Corona Unita.

Narkoshtetin në Shqipëri e solli vetëm dhe vetëm Edi Rama me kriminelët e tij.Dhe me narkoshtetin, instalimin e tij, Edi Rama kreu krimin e dytë më të shëmtuar në historinë e kombit shqiptar pas atij të parit që tejkalon çdo krim dhe mynxyrë kombëtare dhe që lidhet me shpopullimin e Shqipërisë, largimin sipas INSTAT nga viti 2014-2022 të mbi 1 milion shqiptarëve, krim gjenocidal ndaj kombit tonë që është vepra më e zezë e një pushtuesi në historinë tonë kombëtare.

Por, si një armik i egër i një kombi, për këto krime të panjohura në ëkto përmasa në historinë e kombit shqiptar, Edi Rama ka zgjedhur për të parin mohimin e shifrave të Eurostatit. Ka zgjedhur për të parin, manipulimin e shifrave të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, të cilat tregojnë se tashmë graviteti i kombit është spostuar në Kosovë, pasi në 11 mijë kilometra katrorë në Kosovë banojnë më shumë shqiptarë se në 28 mijë metra katrorë në Shqipëri dhe ky është krimi i shekujve miqtë e mi"- tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI