Flash

Tentoi të kalonte me pasaportë false nga Spanja në Irlandë, arrestohet i riu shqiptar

Lapsi.al 3 June 2024
Tentoi të kalonte me pasaportë false nga Spanja në Irlandë,

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Spanjë pasi ka tentuar të kalojë drejt Irlandës me pasaportë false. Ai u zbulua nga agjentët e Trupave Kombëtare të Policisë së Kontrollit të Nisjeve në aeroportin "Elche-Alicante 'Miguel Hernández'. Policia dyshoi se pasaporta italiane e paraqitur nga shqiptari kishte diçka të dyshimtë dhe kur e intervistuan, panë sjellje të çuditshme.

Nisur nga kjo situatë, ata vendosën të kryejnë procedurat e nevojshme për verifikimin e një krimi të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve , duke vazhduar edhe kontrollin e personit. Në këtë procedurë, ishte e sigurt se si karta e identitetit dhe leja italiane e paraqitur nga personi i përfshirë ishin false, si dhe pasaporta me të cilën ai ishte identifikuar ishte manipuluar në një pjesë të saj dhe ishte ndryshuar faqa biografike.

Gjithashtu, u konstatua se kjo pasaportë ishte denoncuar e vjedhur disa muaj më parë. I riu me kombësi shqiptare, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije u ndalua në aeroport dhe u dërgua në Komisariatin e Policisë Kombëtare dhe pritet të dalë para drejtësisë për tu njohur me masën e sigurisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI