Flash

Sulmet e Ukrainës, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Lapsi.al 3 June 2024
Sulmet e Ukrainës, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka humbur më shumë se 1,200 trupa në vetëm 24 orë, duke shënuar kështu ditën më vdekjeprurëse të Rusisë në luftën e saj me Ukrainën. Siç raportohet, rritja e numrit të viktimave vjen pasi vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në, i dhanë Ukrainës leje për të sulmuar brenda Rusisë me armët e tyre. Edhe Shtabi i Përgjithshëm ukrainas ka pohuar se ushtria ruse ka humbur diku rreth 1,270 trupa 24 orët e fundit.

Gjithashtu, ushtria ukrainase ia shkatërroi rusëve edhe 14 tanke, 22 transportues të blinduar dhe 47 artileri. Ndërkohë edhe Ministria Britanike e mbrojtjes e konfirmuar se kjo ësht dita më vdekjeprurëse duke shtuar se numri i përgjithshëm i viktimave ruse që nga fillimi i luftës ka tejkaluar 500 mijë. Ukraina tani ka njoftuar se ka stabilizuar vijat e frontit, pavarësisht vështirësive.

Megjithastë Rusia vazhdonte sulmet në Kharkiv, presidenti amerikan Joe Biden i dha leje Ukrainës të sulmojë brenda territorit rus me armët amerikane. Ky vendim nuk u prit mirë nga Putini i cili kërcënoi me luftë të plotë nëse Ukraina përdor armët perëndimore për të goditur Rusinë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI