Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Publikimi i tezës së provimit të maturës, reagon Ministria e Arsimit: Akt i shëmtuar!

Lapsi.al 3 June 2024
Publikimi i tezës së provimit të maturës, reagon Ministria e

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit të tezës së provimit të Maturës Shtetërore, vetëm 30 minuta pas nisjes së procesit.

Në reagimin e saj, Ministria e Arsimit shprehet se akti i fotografimit të tezës është i shëmtuar, por nuk ‘ndikon aspak në proces dhe as nuk zhvlerëson punën dhe mundin e mijëra mësuesve e punonjësve arsimorë, që janë angazhuar prej muajsh që ky proces të jetë transparent dhe i drejtë për të gjithë nxënësit’.

Reagimi i Ministrisë së Arsimit:

Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron opinionin publik, maturantët, prindërit e tyre dhe mësuesit tanë të përkushtuar, se akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës të gjuhës së huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe as nuk zhvlerëson punën dhe mundin e mijëra mësuesve e punonjësve arsimorë, që janë angazhuar prej muajsh që ky proces të jetë transparent dhe i drejtë për të gjithë nxënësit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon fuqimisht çdo përpjekje për të minuar integritetin e procesit të provimit dhe punën e maturantëve, mësuesve dhe punonjësve arsimorë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se provimi po zhvillohet në standarde të larta, duke krijuar çdo mundësi për maturantët që të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre të përfituara gjatë shkollës së mesme.

Këto standarde janë siguruar nëpërmjet programit orientues të Maturës Shtetërore, konsultimeve në çdo shkollë, testeve model të përgatitura nga QSHA, paratesteve të zhvilluara në çdo gjimnaz dhe këshillimeve nga shërbimi psiko-social për menaxhimin e stresit në provime.

Hartimi i testit është kryer në kushte të larta sigurie dhe profesionalizmi, dhe organizimi i provimit ka përfshirë trajnimin dhe certifikimin e të gjithë personave të përfshirë në administrimin e Maturës.

Ministria e Arsimit dhe institucionet arsimore kanë marrë masa për të përmirësuar procesin e Maturës Shtetërore, duke përfshirë, monitorimin e rreptë të ambientit të provimit përmes kamerave të sigurisë, trajnime shtesë për administratorët, kontrollin rigoroz të hyrjes dhe daljes në ambientet ku zhvillohen provimet, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e kushteve të provimit për të krijuar një mjedis miqësor që ndihmon në reduktimin e stresit të maturantëve dhe përmirësimin e performancës së tyre.

Për ne, suksesi i maturantëve tanë është parësor dhe ne do të vijojmë të punojmë me përkushtim për t’u siguruar atyre një proces të drejtë dhe të ndershëm.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI