Flash

Lubonja: RAI 3 nxori gjëra që dihen, por që Rama i mbulon me propagandë

Lapsi.al 3 June 2024
Lubonja: RAI 3 nxori gjëra që dihen, por që Rama i mbulon me

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në emisionin "Report" në RAI 3, ku ai është shprehur se në zyrën e Ramës ka takuar njerëz të botës së krimit. Lubonja tha se këto informacione dihen dhe madje edhe më shumë, sepse puna kryesore e Ramës është propaganda, ai ka një aftësi dhe mbulon realitetin shumë mirë.

Ndërkohë sa i përket komenteve nga ndërkombëtarët të cilët e kanë quajtur Shqipërinë narko-shtet, e kanë bërë sepse i gjithë sistemi duhet denoncuar, u shpreh Lubonja duke shtuar se e gjithë Partia Socialiste duhet të arrestoheshin për grup kriminal.

"Reportazhi në Rai 3 ka nxjerr informacione dhe gjera që ne i dimë madje edhe më shumë. E reja në këtë histori është që e gjithë puna kryesore e Ramës si njeri që është në krye të propagandës, me aftësitë e tij ai mbulon ato që bën pra i shërben krimit të organizuar i cili po lulëzon, mburoja kryesore janë të huajt.

Pra Donald Lu mburrej për zhvillimet, ndërkohë Saimir Tahiri lulëzoi krimin. Kjo është edhe një kundërpërgjigje për Melonin. Ata janë një media opozitare dhe kanë thelluar hetimet e reportazhin e tyre. Pra ne nuk mund të harrojmë se Rama është për propagandë, ai mbulon realitetin kjo është puna e tij.

Me në krye Ramën nëse do kishte hetime e gjithë PS duhet të arrestohej për grup kriminal. Por kjo nuk ndodh se ata kanë gjithë pushtetin. Ky reportazh është kometuar nga shumë media ndërkombëtare, ata e cilësuan Shqipërinë si narko-shtet" - tha Lubonja në një intervistë në News 24. /Marrë nga BW

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI