Flash

Lirohet nga burgu i “tmerrshmi” i Beratit, Aleksandër Kuqo

Lapsi.al 3 June 2024
Lirohet nga burgu i “tmerrshmi” i Beratit, Aleksandër Kuqo

Aleksandër Kuqo, i njohur si i “tmerrshmi” i Beratit është raportuar se është liruar nga burgu pasi ka përfituar nga amnistia penale. Gazetarja Anila Hoxha duke u bazuar tek burime pranë drejtorisë se përgjithshme të burgjeve, raporton se Kuqos i kishte mbetur dhe një vit e gjysmë burg për ta vuajtur në burgun e Beratit.

Kuqo është një prej atyre personazheve që ka mbushur për vite të tëra faqet e medias së shkruar dhe lajm i parë në mediat vizive. Ai ka një histori që nis shumë vite më parë, por në vitin 1999 u dënua në mungesë në Itali me burgim të përjetshëm për disa krime, mes të cilave “vrasje me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”.

Në vitin 2001 Aleksandër Kuqo u dënua me 21 vite burg nga gjykata Fier, pasi u arrestua në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane. Mbi 21 vjeçarin Kuqo rëndojnë dhjetëra akuza nga drejtësia italiane, e cila në vitin 1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”./TCH

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI