Flash

Itali, 33-vjeçari shqiptar bie nga skelat dhe përfundon në det

Lapsi.al 3 June 2024
Itali, 33-vjeçari shqiptar bie nga skelat dhe përfundon në det

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali. Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë nga skelat në zonën e njohur si Piazza dei Ravennati në Ostia dhe si pasojë ka përfunduar në det.

Mësohet se i riu është shtruar në spitalin San Camillo me fraktura në brinjë, rruaza dhe pneumoni për shkak të thithjes së ujit të detit, dhe gjendja e tij raportohet kritike.

Policia është duke hetuar rastin, dhe ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të rastit. Hipoteza paraprake është se ai ka rënë aksidentalisht nga skela teksa ishte duke punuar dhe ka përfunduar në det në një pikë ku uji ishte i ulët dhe kishte plot gurë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI