Flash

Avokati Sokol Mëngjesi niset për kurim drejt Athinës

Lapsi.al 3 June 2024
Avokati Sokol Mëngjesi niset për kurim drejt Athinës

6 ditë pasi avokati Sokol Mëngjesi qëndroi në gjendje kome, pasditen e kësaj të hëne është transportuar drejt Athinës me kërkesë të familjarëve. Sipas raportimeve të mediave, Mëngjesi është transportuar me avion për mjekim në shtetin helen.

Avokati u vendos në gjendje gjumi nga mjketët pasi në datën 29 maj sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut, 3 persona e sulmuan brutalisht duke i shkaktuar plagë të shumta.

Policia thotë pas ngjarjes ata u larguan me makinën e një personi të katërt. Njëri prej tyre është vetëdorëzuar ndërsa 3 janë në kërkim. Dorian Alia 32 vjeç ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano.

I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45-vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI