Flash

Profesionet e lira në Shqipëri taksohen më tepër krahasuar me shtetet e rajonit

Lapsi.al 2 June 2024
Profesionet e lira në Shqipëri taksohen më tepër krahasuar

Ngarkesa tatimore e një profesionisti të lirë në Shqipëri është më e lartë krahasuar Kosovën dhe me shtetet e rajonit, si: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Në Shqipëri, bizneset me të ardhura vjetore deri në 140,000 euro taksohen 15%. Bizneset e fashës me qarkullim vjetor mbi 140,000 euro, taksohen 23%.

Në Malin e Zi, taksimi është zero për bizneset e profesioneve të lira me të ardhura deri në 8,400 euro në vit. Për bizneset e fashës me xhiro nga 8,401 deri në 12,000, taksimi është 9%. Për bizneset me qarkullim vjetor mbi 12,000 euro, tatimi është 15%.

Në Kosovë, për fashën e bizneseve dhe të vetëpunësuarve me të ardhura vjetore deri në 960 euro, taksimi është zero. Për fashën e dytë të bizneseve, që i përkasin kategorisë së xhiros vjetore prej 961 eurosh deri në 3,000 euro në vit, tatimi është 4%.

Për bizneset me xhiro nga 3,001 deri në 5,400 euro në vit, taksimi është 8%. Ndërsa për bizneset me xhiro mbi 5400 euro, tatimi është 10%. Në Maqedoninë e Veriut, bizneset me qarkullim vjetor deri në 17,080 euro, tatimi është 10%. Mbi 17,080 euro xhiro vjetore, tatimi është 18%.

Për shumë nga bizneset e sektorit IT, vendosja e normave tatimore më të larta se Kosova apo shtete të tjera larg rajonit të Ballkanit, si Estonia dhe Gjeorgjia, Shqipëria humb konkurrueshmërinë dhe pozicionin strategjik në Ballkan për të ofruar shërbime inovative për Europën dhe tregun amerikan me kosto të lirë.

Për rrjedhojë, pas taksimit 15%, janë të shumtë ata që kanë pasion inxhinierisë, si të vetëpunësuar, që tashmë po drejtojnë sytë drejt Kosovës apo me tutje për hapjen e biznesit, për shkak të politikave më të favorshme fiskale.

Nga sondazhi rezultoi se 23% e të anketuarve po mendonin të mbyllnin aktivitetin, ku 17,5% e tyre thanë se do ta mbyllin ose pezullojnë aktivitetin, ndërsa 5,4% të tjerë thanë se përveçse do ta mbyllnin biznesin do të largoheshin jashtë vendit. Kosova, Estonia, Gjeorgjia ishin zgjedhjet më të menduara për transferim biznesi.

Avokat Sajmir Laçej thotë se nga 29,000 profesionistë të lirë, vetëm 169 kanë të ardhura mbi 140 mijë euro në vit, që pretendohet që të paguajnë 23%. Sipas tij, nëse nuk reflektohet për të rishikuar dispozitat ligjore për profesionistët e lirë, do të ketë një sërë efektesh negative.

“Shumë persona fizikë do të shndërrohen në SHPK me tatimfitimi 15%. Profesionistë të huaj do të largohen nga Shqipëria drejt vendeve fqinjë që kanë sistem më të favorshëm taksimi. Ndërsa avokatët, noterët dhe kontabilistët do të rrisin çmimet duke ua transferuar kostot atyre që u shërbejnë me tatime 0% deri në vitin 2029. Një pjesë do të punësohen pranë kompanive”.

Si mund të reflektohet? Ai rekomandon se së pari, duhet të miratohet një manual specifik për shpenzimet e zbritshme të profesionistëve të lirë sipas fushave.

Së dyti, të përcaktohet pragu me taksim 0%, për të ardhura neto deri në 12,000 euro në vit.

Së treti, të rishikohet niveli i tatimit sipas kategorive me nivel taksimi progresiv: Taksim 10% për të ardhura nga 12,001 deri në 100,000 euro në vit; Taksim 15% për ardhura mbi 100,001 euro.

“Ky do të ishte reflektim pozitiv dhe afatgjatë që të aplikohet edhe për bizneset e tjera që e kanë 0% tatimin, deri në vitin 2029 duke i parapërgatitur që të mos ndodhë si me profesionistët e lirë.” /monitor 

Të këshilluara

Gjykata liron nga qelia gazetarin Hasanaga

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Rexhina Omeri, të cilën janë në akuzë për f...

11:59

Vjosa Osmani vizitë zyrtare në El Salvador

Me ftesë të Presidentit të Republikës së El Salvadorit Nayib Bukele, Presidentja Osmani ka udhëtuar më 31 maj zyrtarisht për në Republikën e El Salvador. Pos...

14:39

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI