Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Gazetari i RAI 3 ia plas Ramës: Nëse kyeministrja italiane do takohej me trafikantë...

Lapsi.al 2 June 2024
Gazetari i RAI 3 ia plas Ramës: Nëse kyeministrja italiane do takohej

Gazetari i Rai3, Giorgio Mottola, gjatë intervistës që emisioni investigativ, "Report", ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama ka këmbëngulur në pyetjen e tij nëse do t’i hiqej licensa e kazinosë së Luftar Hysës, i cili tashmë është dënuar si anëtar dhe pastrues i parave të kartelit meksikan të drogës. Rama u përgjigj se po të kishte një rast të ngjashëm me Melonin, a do ta quante ashtu.

“Nëse ndokush del se është një person që duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për afera, siç ndodh në Itali çdo muaj, ju nuk do ta merrnit kurrë guximin të thoshit, “atëherë, për këtë, kryeministrja italiane që është takuar me atë njeri, është një kriminele”.

Gazetari italian iu përgjigj duke i thënë: “Nëse kryeministrja italiane do të takohej me njeriun që pastron paratë për kartelet meksikane, do i bëja pyetje të përsëritura breshëri vetëm për këtë aspekt”.

Pjesë nga intervista:

Mottola: Po keni post shtetëror.

Rama: Më fal, po unë nuk jam shteti, jam Kryeministri. Shteti ka strukturat e veta, ka administratën e vet, sepse është siç e thashë më parë. Pra, krimineli italian, i cili është dënuar këtu me 17 vjet, i është drejtuar gjykatës për një problem, që, sipas tij, është krijuar nga ne, ndërkohë që ai pastronte para dhe ka përdorur një fjalë timen, postuar në Twitter, pasi ishte shprehur prokuroria, si presion kundër lirisë së shtypit.

Pra, duhet kaluar përmes rrugës gjyqësore, përmes rrugës institucionale për çdo subjekt, për gjithçka, sepse hetimet janë një gjë, proceset gjyqësore janë një gjë tjetër, vendimet e formës së prerë nga gjykatat janë diçka tjetër dhe po te dilet me shpatë e të flitet qesim, pastaj e gjen veten në situata shumë të parehatshme nga këndvështrimi i shtetit.

Mottola: Pra, duke qenë se keni dhënë një koncesion, keni nisur hetim për këtë shoqëri?

Rama: Ju po më thoni një gjë që vetëm tani e marr vesh, se po ma thoni ju, se as nuk jam në dijeni të kësaj gjëje. Jua përsëris, edhe njëherë, ne, shteti shqiptar nuk jep koncesione, nuk u jep leje, nuk iu jep asgjë kriminelëve. Pastaj, nëse ndokush del se është një person që duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për afera, siç ndodh në Itali çdo muaj, ju nuk do ta merrnit kurrë guximin të thoshit, “atëherë, për këtë, kryeministrja italiane që është takuar me atë njeri, është një kriminele”

Mottola: Po, po, kur më pas zbulohet se ka një hetim ndërkombëtar, pezullohet aktiviteti i këtyre shoqërive tregtare, nëse dyshohen si mafioze, që do të thotë se, nëse janë mafioze, nuk ka nevojë as për proces gjyqësor.

Rama: Edhe njëherë, se po i shtojmë fjalë...

Mottola: Jo nuk dua të shtoj gjë.

Rama: ... për këtë. Ju po përpiqeni ta çoni intervistën në drejtimin që doni, që do të thotë, të vazhdoni të këmbëngulni te emisioni i mëparshëm, që këtu ka një histori kriminelësh, një histori personazhesh të errëta e kështu me radhë.

Mottola: Nëse kryeministrja italiane do të takohej me njeriun që pastron paratë për kartelet meksikane, do i bëja pyetje të përsëritura breshëri vetëm për këtë aspekt. 

LEXO EDHE: Ahmetaj në RAI 3/ Ergys Agasi, njeriu misterioz që mban lidhjet e Ramës me bosët e mafias

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI