Flash

Shisnin kanabis të ndarë në doza në lagjet e Kombinatit, arrestohen katër persona

Lapsi.al 1 June 2024
Shisnin kanabis të ndarë në doza në lagjet e Kombinatit,

Arrestohen katër të rinj në flagrancë në Tiranë. Mësohet se këta persona siguronin lëndë narkotike të llojit kanabis, e ndanin në doza dhe më pas e shisnin në lagjet e Kombinatit.

Pas arrestimin është sekuestruar edhe lënda narkotike që posedonin. Katër të arrestuarit akuzohen për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një grup që shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Kombinatit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Green".

Gjatë operacionit u arrestuan në flagarancë shtetasit S. Ç., 29 vjeç, B. Ç., 32 vjeç, E. G., 37 vjeç, dhe R. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas janë konstatuar në rrugën "Fabrika e Qelqit", dhe gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 4 të arrestuarit pasi siguronin lëndën narkotike në sasi, e ndanin atë në doza, të cilat i shitnin më pas në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Të këshilluara

Zinxhirët e shkëputur të turizmit

Numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje vjetore me 43.4% në tremujorin e parë 2024, por në të njëjtën periudhë, eksportet ranë me 22% dhe importet e ushqimeve ...

09:30

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI