Flash

Shisnin kanabis në "Kombinat", 4 të arrestuar

Lapsi.al 1 June 2024
Shisnin kanabis në "Kombinat", 4 të arrestuar

Arrestohen katër të rinj në flagrancë në Tiranë. Mësohet se këta persona siguronin lëndë narkotike të llojit kanabis, e ndanin në doza dhe më pas e shisnin në lagjet e Kombinatit.

Pas arrestimin është sekuestruar edhe lënda narkotike që posedonin. Katër të arrestuarit akuzohen për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një grup që shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Kombinatit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Green".

Gjatë operacionit u arrestuan në flagarancë shtetasit S. Ç., 29 vjeç, B. Ç., 32 vjeç, E. G., 37 vjeç, dhe R. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas janë konstatuar në rrugën "Fabrika e Qelqit", dhe gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 4 të arrestuarit pasi siguronin lëndën narkotike në sasi, e ndanin atë në doza, të cilat i shitnin më pas në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI