Flash

"Kanë frikë nga Basha", PD e vulës reagon pas ndërprerjes së dritave në eventin për programin

Lapsi.al 1 June 2024
"Kanë frikë nga Basha", PD e vulës reagon pas

Partia Demokratike e vulës ka organizuar sot një konventë për të prezantuar programin elektoral një vit para zgjedhjeve të 2025, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”. Gjatë këtij takimi të zhvilluar u regjistrua një incident i pakëndshëm pasi u shkëput energjia elektrike.

Teksa kreu i PD po rendiste të dhënat e programit për çdo sektor, në sallë u ndërpre energjia elektrike. Për disa minuta Parku olimpik i Tiranës qëndroi në errësirë. PD në një reagim për mediat e quajti veprim të qëllimshëm fikjen e dritave.

Në reagim ata shprehen se është një rast i paprecedentë dhe se pushteti ka frikë nga PD-ja e vulës dhe Basha. Ata më tej shprehen se kjo është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri.

“Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse. Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e PD.

Të këshilluara

Zinxhirët e shkëputur të turizmit

Numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje vjetore me 43.4% në tremujorin e parë 2024, por në të njëjtën periudhë, eksportet ranë me 22% dhe importet e ushqimeve ...

09:30

Agron Shehaj: Prioriteti ynë, ekonomia

Shqiperia duhet të pasurohet, ky është qellimi ynë. Dhe e zgjidhja zgjidhje vjen permes rritjes ekonomike. Ekonomia, Ekonomia, Ekonomia. Ky eshte prioriteti ...

11:59

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI