Flash

Pije alkoolike dhe ushqime kontrabandë, kapet shoferi në Kapshticë

Lapsi.al 31 May 2024
Pije alkoolike dhe ushqime kontrabandë, kapet shoferi në

Një drejtues mjeti është ndaluar në pikën Kufitare të Kapshticës me mallra kontrabandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka nisur procedimi penal për shtetasin me inicialet Gj. M.

“Sektori për Hetimin e Krimeve i DVKM Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., banues në Korçë, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan pije alkoolike dhe produkte ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.”, sqaron policia.

Të këshilluara

Vota e emigrantëve kushton 4 milion euro

4 milionë euro për votën e diasporës. Kjo është fatura paraprake financiare që do të duhet të dalë nga buxheti i shtetit nëse politika do të pranojë propozimin ...

16:13

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI