Flash

Greqi/ Pẽrdhunøi shqiptaren dhe e goditi me thíkë, arrestohet 27-vjeçari

Lapsi.al 31 May 2024
Greqi/ Pẽrdhunøi shqiptaren dhe e goditi me thíkë,

Një 33-vjeçare shqiptare ka përjetuar tmerr në Omonia të Greqisë, pasi dyshohet se një 27-vjeçar e ka rrahur, plagosur me thikë në kofshë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka lidhur dhe e ka mbyllur në një ndërtesë të braktisur, ku është gjetur nga policia.

Ajo ka qenë duke bërë thirrje për ndihmë dhe pa e menduar dy herë policët janë futur brenda në dhomën e mbyllur me dry, kur kanë gjetur vajzën shqiptare të zhveshur në shtrat, e lidhur, me shenja dhune dhe një plagë me thikë në kofshën e majtë.

E zgjidhën dhe u përpoqën ta qetësonin. Ajo filloi t'u përshkruante me detaje atë që kishte përjetuar. Ai e detyroi atë të kryente akte seksuale dhe e dhunoi kur ajo rezistoi, dhe në një moment ajo pretendoi se kishte humbur ndjenjat dhe nuk mbante mend asgjë tjetër.

Media greke Protothema thotë se ngjarja nisi të zbardhjet mesditën e së hënës, kur policët kanë arrestuar një 27-vjeçar palestinez Mohammad Odi. Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimtë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm dhe ishte arrestuar.

Autori u identifikua fizikisht nga shqiptarja, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin. Me të ishte takuar në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakord të shkonin ne banesën e tij. Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë të plagosur derisa u gjet nga policia.

Të këshilluara

MAFIA, apo "MAFIA state"?

Nga Ferdinand Dervishi Studimit, listimit dhe përdorimit të grupeve kriminale për të fituar pushtetin politik sipas bindjes “aleancë edhe me djallin për të...

21:52

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI